BASHKIMI
Pas disfatës së parë në kampionat, dorëhiqet trajneri
19 March, 2019 @19:25
Trajneri i vashave të Bashkimit, Edin Kerveshi, është larguar nga detyra e tij.
Kerveshi ka dhënë dorëheqje, derisa këtë e bëri të ditur skuadra kampione përmes një njoftimi në Facebook.
Bashkimi nuk kishte pësuar asnjë humbje përgjatë stinorit të rregullt në kampionat, dhe të parën e regjistroi në fundjavën e kaluar.
Bashkimi pat pësuar edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës nga Prishtina, duke mos arritur finalen e Kupës.
Në vend të Edin Kerveshit, përkohësisht në krye të skuadrës do të jetë Fëllanza Balluku, kurse klubi është në bisedime me disa trajnerë të huaj e vendorë.
Bashkimi aktualisht është në krye të tabelës, derisa humbjen e parë në ligë e regjistroi në xhiron e kaluar nga Prishtina.