KUQ-E-ZI
Brazil, Shqipëria po vjen!
22 March, 2013 @22:19
Hamdi Salihi, që qëndronte në ofsjad derisa bëhej gati ekzekutimi i një gjuajtje të lirë për Shqipërinë, dukej sikurse priste një krosim në shtyllën e dytë.
Por shkodrani, i adresuar nga strategjia e pastër italiane e Gianni De Biasit, ka vrapuar tërë mbrojtjen nga mbrapa për të pranuar pasimin nga gjuajtja e lirë e Ervin Bulkut për të shënuar një gol që as portieri më i mirë në botë nuk do ta arrinte.
Etrit Berisha pas asaj ka bërë disa pritje maestrale në fund të ndeshjes për të shpëtuar kuqezinjtë dhe gjithçka të kurorëzohet më së miri që mundet për kombëtaren e cila me fitoren historike ndaj Norvegjisë ia ka hapur dyert vetes për Brazil, përkundër se vetëm gjysma e ndeshjeve deri më tani janë zhvilluar dhe pesë ndeshje tjera të vështira na presin.
Të gjithë kuqezinjtë sonte kanë qenë në nivel të detyrës, ndërsa angazhimi mahnitës i tyre i ka lënë norvegjezët me gishta në gojë në fund të takimit.
REZULTATI:
Norvegjia - Shqipëria | 0-1 | Salihi 67 |
TABELA AKTUALE
1 | Zvicra | 10 pikë | ||
2 | Shqipëria | 9 pikë | ||
3 | Islanda | 9 pikë | ||
4 | Norvegjia | 7 pikë | ||
5 | Qipra | 3 pikë | ||
6 | Sllovenia | 3 pikë |