BALLKAN
Grekët ‘në ferr’ të Zenicës
22 March, 2013 @10:17
Ndeshja ndërmjet dy kombëtareve më të fuqishme të Grupit G kualifikues për Kampionat Botëror, Brazili 2014, Bosnjës e Hercegovinës dhe Greqisë, gjithashtu pritet të jetë e tensionuar si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Qeveria boshnjake ka vënë në alarm forcat speciale që të bëhen gati për gjithçka pasi që qyteti i Zenicës sonte pritet të jetë ‘në zjarr’.
Derisa qytetarët boshnjakë dhe kroatë të BeH-së përkrahin kombëtaren e tyre, ata serb, janë me grekët!
Ndërkaq në fushë, pritet të jetë një duel gjigand, ku boshnjakët presin të arrijnë fitore ndaj helenëve.
Trajneri i Bosnjës, Safet Susic, ka thënë para ndeshjes se ai do të kërkojë lojë ofanzive nga të përzgjedhurit e tij, kurse nuk dihet ende se a do të paraqitet në ndeshje ylli boshnjak që luan për Romën, Miralem Pjanic.
Ndërkaq përzgjedhësi i grekëve, Fernando Santos, nuk ka dilema lidhur me lojën e kombëtares që e udhëheq. I presim dhe i godasim, ka thënë ai dje.
Bosnja dhe Greqia janë lidere të Grupit G, me nga 10 pikë dhe fitorja për njërën palë do të ishte fitore e madhe në aspektin motivues për ndeshjet tjera të grupit. (Në video mund të shihni pamjet nga ndeshja e parë e zhvilluar në Greqi)
KUALIFIKIMET PËR "BRAZILI 2014" - GRUPI G -
Bosnja e Hercegovina - Greqia | 20:45 | ||
Sllovakia - Lituania | 20:10 | ||
Lihtenshtajni - Letonia | 19:30 |
GRUPI G - TABELA AKTUALE
1 | Bosnja e Hercegovina | 10 pikë | ||
2 | Greqia | 10 pikë | ||
3 | Sllovakia | 7 pikë | ||
4 | Lituania | 4 pikë | ||
5 | Letonia | 3 pikë | ||
6 | Lihtenshtajni | 0 pikë |