KLASIKJA
Azzurrët ndalin sambën
21 March, 2013 @22:35
Njëra ndër ndeshjet klasike të botërorëve, Italia - Brazili, u përmbyll me barazim sonte. Pjesa e parë i takoi tërësisht brazilianëve të cilët arritën të kalojnë në epërsi me golat nga ish sulmuesi i Lyonit, Fred dhe mesfushori i Chelseat, Oscar, nga nja kundërsulm bukur i organizuar.
Mirëpo, kjo ishte e tëra nga kareokët pasi që në pjesën e dytë azzurrët kishin përgatitur show-in e tyre. Së pari shënoi mesfushori maestral i Romës, Daniele De Rossi, për të ulur epërsinë, ndërsa sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, me një plasim maestral arriti që të gjunjëzojë portierin brazilian të QPR-së, Julio Cesar, për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje miqësore, 2-2.
Brazili, është organizator i Kampionatit Botëror të që fillon në qershor të vitit të ardhshëm dhe është në turne botëror duke zhvilluar ndeshje me përfaqësuese të ndryshme, në terminet e lira nga FIFA. Miqësorja e sontme u luajt në Xhenevë të Zvicrës.
MIQËSORE/ BRAZIL WORLD TOUR
Italia - Brazili | 2-2 | (De Rossi 54, Balotelli 57 - Fred 33, Oscar 42) |