SUPERLIGA E KOSOVËS
S’ka fitues as sot!
21 March, 2013 @15:32
Ferronikeli, i cili për shkak të kushteve jo të mira në fushën e saj, ndeshjen e zhvilloi sot në Prishtinë ndaj Trepçës, nuk arriti të ruaj epërsinë e krijuar për të shënuar fitore.
Djelmoshat e Ramiz Krasniqit barazuan me Trepçën që ka përforcuar vendin e tretë në tabelë.
Ka qenë sulmuesi prizrenas, Fatih Karahoda, që ka shënuar për t’ia sjellë avantazhin drenicakëve, kur në minutën e 15-të realizoi për 1-0.
Mirëpo, mitrovicasit arritën që të kthehen në lojë që në pjesën e parë duke shënuar golin e barazimit me anë të Veton Shabanit, 1-1, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, përkundër se mitrovicasit luajtën me një lojtarë më pak në fushë që prej 15 minutëshit të parë të ndeshjes, për shkak se portieri Arben Beqiri u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë pikë Ferronikeli ka arritur në kuotën e 24 pikëve dhe gjendet në vendin e tetë të tabelës, derisa Trepça ka regjistruar pikën e 32-të dhe mbetet në vendin e tretë.
REZULTATI:
Ferronikeli - Trepça | 1-1 | (F. Karahoda - V. Shabani) |