CR7
I lumtur apo jo?!
21 March, 2013 @15:14
Trofeu i dhënë nga spanjollja Marca për lojtarin më të mirë të La Ligas, i takoi madrilenit, Cristiano Ronaldo.
Mirëpo kjo nuk bëri aq shumë bujë në media sa pyetja e një gazetari drejtuar portugezit se a është i kënaqur në Real Madrid.
Cristiano Ronaldo uli kokën dhe heshti… heshti derisa filloi të përgjigjej kështu,
“Neve na mbetet të luftojmë për titullin kampion dhe për Ligën e Kampionëve, ndërsa në Kupë të Mbretit jemi në finale, shpresoj që të arrijmë më të mirën,” ka thënë Ronaldo.
Kështu CR7-shi i famshëm i iku përgjigjes së gazetarit, ndërsa mediat spanjolle kanë filluar të komentojnë qëndrimin e tij.