ANALIZË
Pse Belgjika e fiton Anglinë?!
21 March, 2013 @15:06
Njëri ndër futbollistët më të famshëm belg, Enzo Scifo, duke folur për Eurosportin ka thënë se kjo është gjenerata më e mirë në historinë e futbollit belg.
Nëse Scifo e thotë këtë, atëherë Belgjika duhet të arrijë shumë. Ai ka qenë truri i përfaqësueses belge që e ka dërguar vendin e tij deri në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 1986 në Meksiko.
Eden Hazard ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit për Chelsean, ndërsa Christian Benteke dhe Romelu Lukaku janë dy sulmuesit më të rrezikshëm për moshën që e kanë në Premier League.
Kjo i ka dhënë ide Eurosportit që të bëj një krahasim, pozitë më pozitë, ndërmjte përfaqësueses belge dhe asaj angleze.
BELGJIKA - ANGLIA, KOKË PËR KOKË
GK// Thibaut Courtois vs Joe Hart
Courtois i ka vetëm 20 vjet. është pasardhësi i Petr Cechut te Chelsea dhe ka impresionuar në dy stinoërët që po kalon si huazim në Atletico Madrid. Mirëpo, Hart është kampion dhe përkundër 25 vjetëve llogaritet si një ndër portierët më të mirë në botë. Hart fiton duelin. (0-1)
RB// Toby Alderwiereld vs Glen Johnson
Mbrojtësi i Ajaxit mund të rrijë edhe në qendër të mbrojtjes edhe në krah të djathtë, është shumë solid. Solid sa edhe Johnsoni që mund të dalë më shumë se Alderwiereldi në sulm. Për këtë dueli i mbrojtësve të djathtë përfundon me barazim dhe nga një pikë për të dy përfaqësueset. (1-2)
LB// Jan Vertonghen vs Ashley Cole
Vertonghen, sikurse Alderwiereld, luan si qendërmbojtës në Tottenham, mirëpo në përfaqësuese është mbrojtës i krahut të majtë. Pozicionohet mirë, i shkëlqyeshëm në ndërhyrje dhe mbretëron në ajër. Por, përkundër se Cole është në moshë, kur luan me Anglinë ‘ndizet’. Cole fiton duelin. (1-3)
CB// Vincent Kompany vs Gary Cahill
Cahill është shumë i mirë në përcjellje të topit, por Kompany është lider fantastik dhe është njëri ndër më të mirët në pozitën e tij në Europë. Kapiten në klub dhe në përfaqësuese, flet disa gjuhë botërore, organizon lojën dhe rrallëherë gabon. Cahill është i mirë, por jo kaq i mirë. Kompany fiton. (2-3)
CB// Thomas Vermaelen vs Phil Jones
Në rrugën që shkojnë stoperët, Vermaelen është dukur shumë i mirë kur erdhi në Arsenal. Edhepse ka qenë në formë luhatëse, lëndimet e shumta kanë qenë më shumë nga mungesa e përgatitjes. Jones, në anën tjetër, i cili ka probleme të njejta si belgu, është më i ri, më i shpejtë, më i fuqishëm dhe thjeshtë më i mirë. Ai është në rrugë të mirë për t’u bërë legjendë angleze. Jones fiton. (2-4)
RM// Kevin Mirallas vs James Milner
Dy futbollistë të ndryshëm që operojnë në pozitën e njejtë për përfaqësueset e tyre. Mirallas më shumë është krah - sulmues, derisa Milner është mesfushor krahu - punëtor. Argumenti ndoshta do të ishte më i fortë po të krahasohej Mirallas me Theo Walcottin ose Aaron Lennonin, por trajneri anglez, Roy Hodgson preferon Milnerin, që duket i mirë, por kur vjen puna ta thejë mbrojtjen kundërshtare, del që Mirallas është më i mirë. (3-4)
LM// Mousa Dembele vs A. O. Chamberlain
Belgjika ka mesfushën më të qëndrueshme se Anglia, ndërsa një lojtar si Dembele nuk e ka të sigurtë vendin në 11-shen e parë të kombëtares. Chamberlain në anën tjetër, përkundër se talentin e ka, është tepër jokonstant dhe i ri ende. Dembele është i dëshmuar dhe luan më shumë se ai. Dembele fiton. (4-4)
CM// Marouane Fellaini vs Steven Gerrard
Një luftë tamam kokë për kokë. Të dy edhe luajnë në të njejtin vend dhe janë rivalë lokal, Everton-Liverpool. Nuk ka asnjë dyshim se Gerrard është lojtar i klasit botëror dhe është në formë të mirë aktualisht. Por, Fellaini është duke iu afruar zenitit, përkundër disa performancave jo të mira të ekipit. Gerrard po i afrohet fundit të karrierës dhe fizikisht është më i paaftë që t’i dominojë ndeshjes siç ka bërë pesë vite më parë. Fellaini fiton luftën e madhe dhe Belgjika kalon në epërsi. (5-4)
CM// Axel Witsel vs Michael Carrick
Witsel ka karakter variabil, mirëpo nuk mund të thuhet se atij i mungon dinamizmi dhe cilësia në fushë. Truri i Zenit St Petersburgut është i shpejtë, i fuqishëm, agresiv dhe distributor i shkëlqyeshëm i topave. Carrick është shumë i mirë si tru, por që rrin mbrapa, i mungon lëvizja më e madhe dhe tendenca për të ndikuar në rezultat. Witsel fiton. (6-4)
SS// Eden Hazard vs Wayne Rooney
Hazard është shumë i përfolur, mirëpo, prej marres së shutimit të mbledhësit të topave në ndeshje për kupë, ai është kthyer me paraqitje magjike për Chelsean. Në ndërkohë Rooney, është i rrethuar me re të zeza kur luan për Anglinë si njeri prej të cilit presin më së shumti dhe ka më shumë fjalë negative për të para ndeshjes me përfaqësuesen. Mirëpo, askush asnjëherë s’mund ta ç‘regjistroj nga kombinimi fitues. Barazim. (7-5)
CF// Christian Benteke + Romelu Lukaku vs Jermain Defoe + Danny Welbeck
Belgjika ka dy talentë të pabesueshëm dhe janë tepër të mirë në fushë, përkundër se Anglia ka një përvojë të madhe me veti si Defoe, Belgjika do të fitojë duelin e sulmit. Të dy sulmuesit belg janë të mëdhenjë dhe të shpejtë, të fuqishëm si lojtar qendër. Ndërsa kombinimi fizik i Bentekes me atë teknik të Lukakut, puqen mrekullueshëm. A është puna te Defoe apo te Welbeck i gjallë, Belgjika pa dyshim e merr këtë përballje. Sulmi belg fiton. (8-5)
*(Analizë e Eurosportit)