PARA OSLOS
Cana kërkon pozitën 2
21 March, 2013 @8:42
Mesfushori defanziv, Lorik Cana, që në kombëtaren shqiptare më shumë luan si qendërmbrojtës, ka ngritur oreksin e kuqezinjëve, një ditë para takimit kualifikues për Kampionat Botëror me Norvegjinë.
“Duam vendin e dytë në grup,” ka thënë ai ndër të tjera për të përditshmen tiranase, Panorama Sport.
Gjakovari 29 vjeçar që luan për Lazion pësoi ditë më parë një lëndim të lehtë, por është e sigurtë se do të paraqitet në ndeshje ndaj Norvegjisë që luhet në Oslo.
Shqipëria është në vendin e tretë të Grupit E me 6 pikë, një më pak se Norvegjia që është e dyta. Lider i grupit është Zvicra me 10 pikë.
NDESHJET E GRUPIT E:
19:00, Ullevaal, Oslo | Norvegjia - Shqipëria | nesër | Gjyqtar kryesor: Kevin Blom (Holandë) |
18:00, Stozice, Ljubljana | Sllovenia - Islanda | nesër | Gjyqtar kryesor: Stavros Tritsonis (Greqi) |
17:30, Neo, Strovolos | Qipro - Zvicra | pasnesër | Gjyqtar kryesor: Manuel Grafe (Gjermani) |