CANA
Cana lëndohet në stërvitje
19 March, 2013 @20:36
Kombëtarja shqiptare mund të mbetet pa kapitenin e saj në përballjen e së premtës kundër Norvegjisë.
Sot në stërvitjen e paradites, Lorik Cana ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë, ndërsa pas intervenimit të menjëhershëm të stafit mjekësor, futbollisti është larguar nga fusha duke çaluar, transmetohet nga Supersport.
Në stërvitje e sotshme kanë munguar edhe Ervin Bulku, i cili ende nuk i është bashkuar kampit kuqezi dhe Valdet Rama, që në këto ditë po mundohet t’i zgjidh problemet me dokumentacion.