ANTI-NORVEGJI
Plani i De Biasit
21 March, 2013 @14:03
Trajneri i përfaqësueses kuq-e-zi, Gianni De Biasi, do të përdorë strategji italiane të kundërsulmit në ndeshje ndaj Norvegjisë.
Italiani mendon që kështu do t’i dilet përballë më së miri ndaj norvegjezëve të papërshtatshëm me fizikusin e tyre.
Loja është e bazuar në kundërsulme, ku sulmuesi i Catanias Edgar Çani, do të duhet t’i ndihmojë shumë mesfushës, ndërsa krahët, si të mbrojtjes ashtu edhe të mesfushës do të presin momentin për të sulmuar e Hamdi Salihi për të shënuar. Ndërkaq mbrojtja pritet të jetë gjithmonë e ngjeshur, ku prioritet do të kenë goditjet nga ndërprerjet, ku skandinavët janë dominant. Migjen Basha pritet të debutojë nga minuta e parë.
Shqipëria në dy ndeshjet e mëhershme me Norvegjinë 15 vite më parë, ka një barazim dhe një humbje. Barazimin e ka nxjerrë në Oslo, pas një loje shumë të mirë. Norvegjia ka një pikë më shumë se Shqipëria aktualisht në Grupin E. Lider i grupit është Zvicra.