MAKSIMIR
Derbi ballkanik
22 March, 2013 @9:15
Komuna e Zagrebit ka harxhuar 700 mijë euro në siguri para ndeshjes së madhe ballkanike, ndërmjet rivalëve të mëdhenjë Kroacisë dhe Serbisë.
Ndeshja që luhet sonte në Maksimir pritet të jetë e nxehtë si në fushë ashtu edhe jashtë saj, por siguria e masës gjithashtu në nivel.
Ish lojtari i përfaqësueses kroate, Robert Prosinecki, i cili në gjysmëstinor udhëhoqi Crvena Zvezdën e Beogradit, mendon se Kroacia ëshë më e fortë se Serbia.
“Tensionet e mëhershme janë qetësuar dhe kjo është shenjë e mirë. Do të fitojmë, por natyrisht që duhet pasur kujdes gjatë ndeshjes. Igor Stimac ka lojtarë me përvojë në dispozicion derisa në anën tjetër Sinisa Mihajlovic po e krijon një përfaqësuese të re,” ka thënë trajneri i Kayserisporit, Robert Prosinecki.
Në anën tjetër, trajneri i përfaqësueses serbe, Sinisa Mihajlovic, ka thënë se ndeshja do të vendoset nga gabimet, për shkak se lufta në fushë do të jetë burrërore nga të dyja palët.
Kroacia gjindet në pozitën e dytë të Grupit A me 10 pikë, derisa Serbia ka vetëm 4 pikë. Lideri i grupit, Belgjika, ka gjithashtu 10 pikë dhe do të jenë sonte në Shkup mysafirë të maqedonëve.
KUALIFIKIMET PËR "BRAZILI 2014" - GRUPI A -
Kroacia - Serbia | 18:00 | ||
Maqedonia - Belgjika | 20:45 | ||
Skocia - Uellsi | 21:00 |
GRUPI A - TABELA AKTUALE
1 | Belgjika | 10 pikë | ||
2 | Kroacia | 10 pikë | ||
3 | Serbia | 4 pikë | ||
4 | Maqedonia | 4 pikë | ||
5 | Uellsi | 3 pikë | ||
6 | Skocia | 2 pikë |