INTERNATIONAL

Brazil vs. Argjentinë, ndeshja ndërpritet përfundimisht
5 September, 2021 @22:21
Në minutën e gjashtë, ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës u ndërpre nga zyrtarët mjeksorë të ndeshjes.
Kjo pasi që disa lojtarë të Argjentinës, të ardhur nga Britania e Madhe, duhej të ishin në karantinë, por ata ishin në fushë dhe kjo bëri që zyrtarët mjeksorë fillimisht ta ndalonin ndeshjen përkohësisht, e më pas u vendos që ndeshja të ndërpritej plotësisht.
Ndeshja ishte e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Botërorit të Katarit dhe pasi që ndërprerja erdhi si pasojë e mospërgjegjësisë te përfaqësuesja e Argjentinës, ka gjasa që Brazili ta fitojë ndeshjen në tavolinë. Ky vendim do të bëhet i ditur më vonë.