TOP 10 PLAYERS

BOROZANI
Brown i Trepçës, prapë më i miri
13 November, 2014 @8:39
Ken Brown, po tregohet si njëri ndër përforcimet më të suksesshme në këtë stinor të Superligës.
Playmakeri i Trepçës ka arritur përsëri të dalë i pari në TOP 10-shen e basketbollistëve më të mirë të javës, kësaj here në xhiron e shtatë të Superligës.
Brown, 25 vjeç, ka regjistruar double-double në ndeshjen e fundit të Trepçës, për të mposhtur Yllin e papërshtatshëm. Ai ka shënuar 27 pikë dhe ka ndihmuar me 14 asistime skuadrën e Ilir Selmanit në fitoren e pestë të stinorit.
Ndeshja e fundit e Trepçës dhe performanca e Ken Brown
Në vendin e dytë, menjëherë pas Brownit, vjen pozita e njejtë e lojtarit, por nga Peja. Slloveni Jan Mocnik ka mahnitur në paraqitjen e tij të fundit në Superligë, kur Peja mposhti Bashkimin, në atë që do të duhej të ishte derbi i vërtetë.
Ndeshja e fundit e Pejës dhe performanca e Jan Mocnik
Mocnik ka arritur gjithashtu double-double impresiv duke shënuar 25 pikë dhe 12 asistime në këtë ndeshje.
I treti me radhë vjen playi i Vëllaznimit, boshnjaku Dino Hodzic. Djaloshi 24 vjeç nga Zenica po mban barrën kryesore të ekipit të Jeton Nixhës këtë stinor dhe këtë po e dëshmon edhe me performancat e tija ndeshje pas ndeshjeje. 21 pikë e 12 kërcime bashkë me 7 asistime në humbjen e ngushtë ndaj Besës.
Ndeshja e fundit e Vëllaznimit dhe performanca e Dino Hodzic
Të tjerët sipas radhës në dhjetëshen më të mirë janë: Anthony Thompson, Spencer Dixon, Samir Shaptahovic, Blerim Mazreku, Edmond Azemi, Shawntez Patterson dhe Gerti Shima.
TOP 10 performancat e xhiros VII në Superligë:
1 | Ken BROWN | Trepça | ||
2 | Jan MOCNIK | Peja | ||
3 | Dino HODZIC | Vëllaznimi | ||
4 | Anthony THOMPSON | Trepça | ||
5 | Spencer DIXON | Bashkimi | ||
6 | Samir SHAPTAHOVIC | Peja | ||
7 | Blerim MAZREKU | Sigal Prishtina | ||
8 | Edmond AZEMI | Sigal Prishtina | ||
9 | Shawntez PATTERSON | Besa | ||
10 | Gerti SHIMA | Peja |