Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: HEAT - BUCKS

Bucks 1 fitore larg gjysmëfinaleve

Bucks 1 fitore larg gjysmëfinaleve


28 May, 2021 @10:39

Milwaukee Bucks e regjistroi edhe fitoren e tretë ndaj Miami Heatit, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 84-113.

Nënkampioni i NBA-së, Miami Heat, në stinorin e kaluar e kishte eliminuar Bucksin në fazën çerekfinale me rezultat 4-1, derisa sivjet duken totalisht të dorëzuar ndaj Milwaukeet.

Kris Middleton ishte koshashënuesi më i mirë te Bucks me 22 pikë, dersisa u dalluan edhe Jrue Holiday me 19 pikë e 12 asistime dhe Giannis Antetokounmpo me 17 pikë e 17 kërcime.

Te Miami u veçuan Jimmy Butler me 19 pikë dhe Bam Adebayo me 17 pikë të tjera.

Milwaukee Bucksit i nevojitet vetëm e edhe 1 fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Play Offit. Ndeshja e katërt do të luhet më 29 maj nga ora 19:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA