Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Bucks e Lakers me nga 10 fitore rresht

Bucks e Lakers me nga 10 fitore rresht


30 November, 2019 @9:44

Dy skuadrat më në formë në NBA, Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks, serinë e fitoreve e ngritën në 10 ndeshje rresht.

Lakers e mposhti Washingtonin me rezultat 125-103, ndërsa Bucks Clevelandin me rezultat 110-119.

Anthony Davis me 26 pikë e 13 kërcime dhe LeBron James me 23 pikë e 11 asistime ishin më meritorit në fitoren e Lakersave, dersa në fitoren e Bucksit kundër Cavsit si zakonisht u dallua Giannis Antetokounmpo me 33 pikë e 12 kërcime.

Që të dyja skuadra nëpër konferencat e tyre gjenden në majë të tabelës. Lakers ka bilanc prej 17 fitoreve e 2 humbjeve, kurse Bucksi 16 fitore e 3 humbje.

 


 
Të gjitha lajmet nga