CHICAGO FITON PAS VAZHDIMEVE
Butler vendos 1.2 sekonda para fundit
31 December, 2015 @9:18
Jimmy Butler i Chicago Bullsit ka prekur topin për t’i shënuar pikët 1.2 sekonda para fundit të ndeshjes në vazhdime ashtu që ekipi i tij të fitojë ndeshjen si vendas ndaj Indiana Pacersit mbrëmë.
Chicagos nuk pati shumë telashe në lojë përkundër se mungoi njëri ndër lojtarët më të mirë të ekipit, Derrick Rose.
“Ka qenë një fund i pabesueshëm dhe të dy djemtë kanë treguar se si duhet luajtur,” ka thënë Fred Hoiberg trajner i Bullsit, për pasimet Pau Gasol dhe Jimmy Butler, që sollën fitoren në fund, edhe pse plani ka qenë ndryshe.
Butler përndryshe shënoi 15 pikë në çerekun e fundit të ndeshjes dhe në vazhdime, nga 28 sa shënoi në total. Rose kishte lënduar muskulin para ndeshjes dhe nuk mundi t’i ndihmojë ekipit.
Spanjolli Gasol përfundoi ndeshjen me double-double prej 13 pikëve dhe 11 kërcimeve.
Te Indiana që ishte shumë afër fitores më efikas kanë qenë George Hill me 20 pikë dhe Paul George me 19, derisa në total 5 basketbollistë të ekipit shënuan pikë dyshifrore, që në fund nuk dolën të mjaftueshme për fitore.
Bulls tani ka bilanc 18-12, ndërsa Pacers 18-13.
Video