GJYQTARËT

Caktohen gjyqtarët e derbit të javës, Ballkani - Drita
12 March, 2021 @19:41
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publike zyrtarët e xhiros 25 në Superligë, si dhe ata të xhiros 19 në Ligën e Parë.
Sipas njoftimit të FFK-së, ndeshja kryesore e kësaj xhiroje, ajo me Ballkanit dhe Dritës, që do të luhet të dielën në Suharekë, do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve Visar Kastrati, Fatmir Sekiraqa dhe Besnik Morina.
Dy ndeshjet tjera të së dielës, Gjilani - Trepça ‘89 dhe Drenica - Arbëria, do ta kenë gjyqtar kryesor Genc Nuzën, përkatësisht Shpëtim Murtezin.
Ndërkaq të shtunën ndeshjen Feronikeli - Prishtina do ta gjykojë Gramos Shala, kurse duelin mes Besës dhe Llapit do ta gjykojë Alban Shala.
Më poshtë gjeni të gjithë zyrtarët e caktuar nga FFK për këtë javë në Superligë dhe Ligën e Parë.