EAST FIGHT
Celtics mposht Bullsin në fund
10 December, 2015 @8:45
Ndeshja ndër më interesantet në mbrëmjen e NBA-së ishte ajo ndërmjet Boston Celtics dhe Chicago Bullsit, dy ekipe të famshme, që janë në kërkim të dritës së dikurshme për të shkëlqyer.
Skuadrat hynë në çerekun e fundit të ndeshjes me rezultat të barabartë, 75-75, derisa edhe tre çerekët e parë të ndeshjes kishin kaluar në këtë formë, thuajse baraz.
Isaiah Thomas ka shënuar 9 nga 20 pikët e tij në 3 minutat e fundit të ndeshjes për të siguruar fitoren e ngushtë të keltëve, 105-100.
Karakteristikë e natës te Bostoni ka qenë se 8 lojtarë të ekipit kanë shënuar pikë dyshifrore mbrëmë për të arritur këtë fitore.
Te Chicagoja, Jimmy Buttler shënoi 36 pikë, Pau Gasol regjistroi double-doublein e pestë me radhë (16 pikë e 15 kërcime) - por më kot.
Celtics tash ka bilanc 13-9, ndërsa Bulls 11-8.