FBK
Cilët lojtarë nuk pranuan ftesat e Kosovës?
10 June, 2016 @17:33
Pas publikimi të listës së basketbollistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet drejt Eurobasket2017, para mediave foli Erolld Belegu,kryetari i FBK-së:
“Ne jemi munduar maksimalisht që në bashkëpunim me përzgjedhësin të punojmë në ndërtimin e një skuadre të denjë që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës. Mendoj se pjesërisht e kemi arritur këtë gjë, edhe pse nuk ia kemi arritur që t’i sjellim në radhët tona edhe disa prej lojtarëve që angazhohen jashtë vendit.
Bëhet fjalë për Lis Shoshin nga SHBA-të, i cili mua personalisht më ka zhgënjyer më së shumti me refuzimin e tij për t’i mbrojtur ngjyrat e Kosovës, pastaj Erjon Kastratin dhe Gëzim Morinën, të cilët janë në listën e kombëtares së Sllovenisë. Po ashtu edhe Kenan Spahiu, i cili do të jetë me kombëtaren e Turqisë dhe jo me ne.
Në listën e refuzimeve hyn edhe Besnik Bekteshi, i cili është pjesë e kombëtares B të Gjermanisë.
Por megjithatë, ne kemi basketbollistë mjaft të denjë që ta përfaqësojnë shtetin tonë dhe të gjithë bashkë do ta ndërtojmë një kombëtare të fortë.”