KOSOVA
11 miqësore para kualifikimeve
10 June, 2016 @15:18
Në konferencën e sotme për shtyp të përzgjedhësit të Kosovës, Arben Krasniqi dhe kreut të FBK-së, Erolld Belegu, është bërë e ditur se Kosova do të zhvillojë 11 ndeshje miqësore deri në kualifikime për Eurobasket 2017 që nis në fund të gushtit.
Kampanja e miqësoreve të Kosovës do të fillojë 30 korrik kur brenda dy ditëve, Kosova do të zhvillojë dy miqësore me Maqedoninë.
Pastaj me 5 dhe 6 gusht Kosova do të luaj ndaj Estonisë, ndërsa në periudhën 10-17 gusht do të zhvillohen 5 miqësore ndaj ekipeve universitare të SHBA-së si Missouri, Mississippi, etj.
Në fund, Kosova do të udhëtojë drejt Qipros ku do të ketë miqësoret e fundit më 24 dhe 25 gusht, ndaj Qipros dhe Katarit, ka bërë të ditur selektori Arben Krasniqi sot.
Grumbullimi i parë i basketbollistëve të përfshirë në listën e gjërë të Kosovës do të bëhet më 7 korrik, kur edhe do të kryhen testet mjekësore për reprezentacionin.
Kosova është në kualifikime për Eurobasket 2017 në një grup me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.