Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E ANGLISË

City fiton Superkupën e Anglisë pas penalltive

City fiton Superkupën e Anglisë pas penalltive


10 August, 2024 @18:11

Pas 3 humbjeve në 3 ndeshjet e 3 viteve të fundit të Superkupës së Anglisë, Manchester City e ka fituar këtë trofe sot.

City e mposhti në Wembley pas penalltive skuadrën e Manchester Unitedit, me kohën e rregullt që u mbyll 1-1.

Me shumë mungesa në formacion luajtën të dyja skuadrat, duke marrë parasysh angazhimet e lojtarëve në Kampionat Evropian, gjë që çoi në ritëm më të ulët të ndeshjes.

Golat e ndeshjes erdhën nga zëvendësuesit. Fillimisht Alejandro Garnacho shënoi për Unitedin në minutën e 82’, e Bernardo Silva nuk e lejoi humbjen e skuadrës së tij, duke shënuar në minutën e 89’ me kokë.

Kështu, koha e rregullt u mbyll 1-1, e pas penalltive fitoi Manchester City.

Jadon Sancho dhe Johnny Evans nuk shënuan nga pika e bardhë për Unitedin, e Bernardo Silva ishte i vetmi që gaboi te City.

Kjo është hera e shtatë në histori që City e fiton Superkupën e Anglisë, e United mbetet me 21, më shumë se çdo skuadër tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga