Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI

Clippers e ndal Miamin

REUTERS/Lucy Nicholson

Clippers e ndal Miamin


15 November, 2012 @21:32

Skuadra e dytë e Los Angelesit, krahas Lakersit, është në gjendje të mirë, ku dhe janë dukë marrë rezultate pozitive.

Kësaj radhe e mposhtën kampionin aktual Miami Heatin. Në këtë ndeshje lojë të mirë treguan: Jamal Crawford i cili shënoi 22 pikë dhe Blake Griffin i cili bëri double-double me 20 pikë e 14 kërcime.

Ndërsa në anën tjetër, LeBron James në ndeshjet e fundit, është në një formë të lartë, por kësaj radhe 30 pikët e tij nuk mjaftuan për fitore.

Los Angeles Clippers me këtë arriti fitoren e 6 krahas 2 humbjeve, ndërsa kjo ishte humbja e 3-të e kampionit aktual. Detroit Pistons, pas startit më të dobët të historisë së klubit, më në fund arriti t’a regjistroj fitoren e parë të stinorit 2012/13.

Më në fund - Detroit Pistons

Ata e mposhtën Philadelphia 76ers, me rezultat 94-76. Lojtari më i mirë i Pistonsave ishte Greg Monroe, i cili bëri double-double me 19 pikë e 18 kërcime.

Rezultatet e takimeve:

Golden State - Atlanta 92-88 Clippers - Miami 107-100 Phoenix - Chicago 106-112 Dallas - Washington 107-101 Minnesota - Charlotte 87-89 Memphis - Oklahoma 107-97 Houston - New Orleans 100-96 Milwaukee - Indiana 99-85 Boston - Utah 98-93 Philadelphia - Detroit 76-94


 
Të gjitha lajmet nga