Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ASISTUESI

Clippers fiton, CP3 kalon legjendën

nba.com

Clippers fiton, CP3 kalon legjendën


29 October, 2015 @10:17

Skuadra e trajnerit, Doc Rivers, ia nisi ndeshjes furrishëm, të cilët në tre minutat e parë, kaluan në epërsi 11-2.

Blake Griffin ishte i pakapshëm, shënonte nga çdo tentim që e bënte, por në pjesën dytë të ndeshjes, Sacramento arriti ta zbutë epërsinë me DeMarcus Cousins. Mirëpo, me asistet e Chris Paullit në fund, Los Angeles Clippers, e regjistroi fitoren e parë me rezultat 111-104.

Griffin shënoi 33 pikë dhe i rrëmbeu 8 kërcime, derisa Chris Paul, i cili i bëri 11 asistime, e kaloi Bob Cousyn në listën e asistuesve më të mirë në histori të NBA-së, për t’u vendosur në pozitën e 15-të, me gjithësej 6,961 asistime.

Në anën tjetër Cousins, luajti me 32 pikë e 13 kërcime, por nuk ia solli fitoren skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga