EFES - CSKA

cSKA humbje
25 October, 2016 @21:57
Kampioni aktual i Euroleagues, CSKA Moska, nuk pësoi as në ndeshjen e tretë në Euroleague.
Edhepse gjatë ndeshjes Moska e kishte ngritur epërsinë mbi 10 pikë, Anadolu Efesi arriti ta zbrit epërsinë në çerekun e fundit, megjithatë pësuan me rezultat 87-93.
Më i miri tek skuadra ruse ishte Nando De Colo me 24 pikë të shënuara derisa 16 pikët e Deshaun Thomasit nuk mjaftuan për Efesin për një befasi eventuale.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e CSKA Moskës, që nuk ka humbje, derisa forma jo e mirë e Anadolu Efesit vazhdoi edhe në javën e tretë dhe mbesin pa fitore.
Ndeshja e radhës për CSKA Moskën do të jetë përballë skuadrës tjetër ruse Unics Kazan, ndërsa në anën tjetër do të jetë derbi turk ndërmjet Darrusafakës dhe Anadolu Efesit.