FIBA EUROPE CUP

Todorov: Me përkrahjen e publikut mund të fitojmë
25 October, 2016 @19:25
Pas paraqitjes shumë të mirë në ndeshjen e parë në Rumani ndaj Clujit, e cila u lëshua nga dora pas gabimeve në çastet e fundit të takimit, Peja fitoren e parë në FIBA Europe Cup këtë sezon e kërkon nesër në “Karagaç” ndaj skuadrës së AEK Larnacas nga Qipro.
Para ndeshjes për media foli Aleksandar Todorov, kryetrajneri i skuadrës pejane:
“Nëse e përsërisim lojën që e kemi treguar në Cluj dhe kemi ndihmën e publikut vendas, mund të befasojmë AEK-un që është një ekip me përvojë ku ka dy lojtarë të NBA-së. Duhet të luajmë mirë dhe të kemi përkrahje për të befasuar” - ishin fjalët e Todorovit para ndeshjes.
Ndeshja fillon nesër në ora 20:30.