FIBA EUROPE CUP

Jeronimo Sharin flet para ndeshjes me Rilskin
25 October, 2016 @19:20
Në prag të ndeshjes ndaj Rilskit në kuadër të FIBA Europe Cup, para mediave foli Jeronimo Sharin, trajneri i sapoardhur tek skuadra kryeqytetase.
“Jam trajner i ri te Prishtina dhe po ashtu kemi dy lojtarë të rinj që duhet të adaptohen në ekip. Kemi katër stërvitje së bashku dhe do të shohim reagimin e ekipit ndaj Rilski Sportist që është një ekip i fortë. Na pret një ndeshje e vështirë dhe kjo përballje vjen shumë herët, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Na mbetet të japim gjithçka nga vetja dhe mos të dorëzohemi deri në fund. Pavarësisht rezultatit, ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë ndeshje pas ndeshje. Nuk kemi hequr dorë nga synimet që i kemi dhe shpresoj të gëzojmë publikun ndaj Rilski-t”. - deklaroi Jeronimo Sharin, komunikon faqja zyrtare e FBK-së.
Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.