DARDANËT - PRISHTINA E RE

Dardanët në formë, e katërta me radhë
26 November, 2021 @21:39
Pas 3 humbjeve rresht, Dardanët e regjistruan fitoren e 4 rresht.
Dardanët triumfuan ndaj Prishtinës së Re me rezultat 85-78.
Vetëm 3 lojtarë ishin me pikë dyshifrore te Dardanët. Nicholas Paul luajti me 23 pikë e 14 kërcime, Bujar Qeku me 22 pikë e 10 kërcime dhe Mirlind Zekaj me 20 pikë.
Te Prishtina e Re u dalluan Arbër Sinani me 29 pikë e 8 kërcime, Arti Islamaj me 21 pikë dhe Adhurim Aliaj me 19 pikë.
Dardanët aktualisht gjenden në pozitën e katërt me 4 fitore e 3 humbje, kurse Prishtina e Re me 3 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e pestë.
Në xhiron tjetër Dardanët takohen me Borean, derisa Prishtina e Re me Feronikelin.