ARBËRIA - BALLKANI
Daku i pakapshëm, Ballkani fiton me përmbysje
16 October, 2020 @16:26
Ndeshja hapëse e xhiros së gjashtë në Superligë ka dhuruar spektakël.
Dy skuadra në formë, Arbëria e Ballkani, sot u përballën në Obiliq në stadiumin “Agron Rama”.
Ballkani lider e mposhti Arbërinë me rezultat 2-4 [Sunaj Hasan 35’, Almir Kryeziu 64’ / Mirlind Daku 54’ 83’p, Armend Thaqi 72’, Ermal Krasniqi 90+6’]
Arbëria ndeshjen e nisi në mënyrën më të mirë. Skuadra nga Dobraja së pari shënoi me Sunaj Hasanin në minutën e 18’, por goli i tyre u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, derisa në minutën e 35’ pikërisht Hasan realizoi golin e parë të Arbërisë, dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Mirlind Daku e barazoi rezultatin në 1-1, duke gjuajtur nga jashtë zonës.
Arbëria përsëri kaloi në epërsi 10 minuta më vonë me golin e Almir Kryeziut (64’). Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e zëvendësoi Mevlan Zekën në vend të Meriton Korenicës në minutën e 71’, e Mevlan Zeka një minutë më vonë e asistoi te Armend Thaqi, që e barazoi rezultatin për herë të dytë në ndeshje.
Goli i epërsisë së Ballkanit erdhi nga lojtari më në formë në Superligë, Mirlind Daku. Daku në minutën e 83’ shënoi nga penalltia për 2-3, kurse goli i katërt i skuadrës nga Suhareka erdhi në minutat shtesë nga Ermal Krasniqi (90+6’).
Ballkani aktualisht gjendet në krye të tabelës me 16 pikë, në gjashtë ndeshje të zhvilluar ka bilanc 5 fitore e 1 barazim, kurse Arbëria gjendet në pozitën e tretë me 8 pikë.
Në xhiron tjetër Ballkani takohet me kampionen aktuale Dritën, kurse Arbëria me Drenicën.