Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - PRISHTINA

Dardani shkëlqen në rikthim, Davitkov debuton me fitore në derbi

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Dardani shkëlqen në rikthim, Davitkov debuton me fitore në derbi


17 January, 2021 @16:52

Skuadra e Pejës shënon edhe fitoren e tretë kundër Prishtinës sivjet, duke e mposhtur kundërshtarn me rezultat 101-74.

Derbi filloi me një seri prej 0-5 pikëve për Prishtinë, kurse këndellja e Pejës nuk u vonua dhe 10 minutëshi i parë u mbyll me rezultat 22-24 në të mirë të prishtinës.

Prishtinasit e mbyllën pjesën e parë me 3 pikë epërsi (47-50), derisa Peja e riktheu epërsinë në çerekun e tretë (69-63).

Në çerekun e fundit kontrolli ishte totalisht në anën e Pejës dhe me epërsi të thellë triumfoi derbin.

Dardan Berisha në ndeshjen e parë pas lëndimit, shkëlqeu në parket. Ai luajti me 27 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, kurse u ndihmua edhe nga Dion Dixon me 28 pikë dhe me double-double Brandon Walters me 21 pikë e 15 kërcime.

Te Prishtina u dallua Daniel Lekndreaj me 17 pikë.

Trajneri maqedonas i Pejës, Jordancho Davitkov, në ndeshjen e parë të tij me skuadrën e re, debutoi me fitore në derbi.

TABELA AKTUALE

Peja nuk ka pësuar asnjëherë sivjet kundër Prishtinës në Superligë, kurse ka bilanc prej 10 fitoreve e 5 humbjeve dhe ngritet përkohësisht në pozitën e dytë, kurse Prishtina ka bilanc prej 4 fitoreve e 11 humbjeve.

▶️Video highlights


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga