Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR KARAGAÇ 2020

Datat e Final Fourit në koordinim me FIBA

Foto: KBPeja

Datat e Final Fourit në koordinim me FIBA


2 May, 2020 @13:05

Liga Ballkanike (BIBL) përkundër ligave tjera dhe kampionateve kombëtare, nuk ka shpallë përfundimin e stinorit 2019/20.

Në një stinor ku numri i ekipeve pjesëmarrëse ka qenë më i ulët dhe ka pasur tërheqje skuadrash [Rahoveci], BIBL ka shtyer Final Fourin 2020 nga fundi i muajit mars në shtator, por data nuk është përcaktuar ende.

Final Four i BIBL 2020 është përcaktuar të mbahet në Karagaç të Pejës, ku pjesëmarrës janë: Peja, Vllaznia, Academic dhe Ibri.

“Final Four 2020 që u shtye për shtat të pandemisë COVID-19 vazhdon të mbetet në plan për muajin shtator. Vendi i Final Fourit është në Pejë, Kosovë, ndërsa datat e sakta për ndeshjet aty do të përcaktohen në pajtim me FIBA Europe, FBK dhe KB Pejën si organizatore e pjesës finale të garës,” ka bërë të ditur njoftimi i BIBL.

Nga ekipet që luajnë në Final 4 këtë stinor, asnjëra më parë s’ka fituar trofeun e BIBL në historikun 11 vjeçar të ligës.

Kështu, cilado skuadër që e fiton titullin e BIBL 2019/20 - do ta ketë fituar atë për herë të parë.

Nga ekipet kosovare në BIBL deri tash më e suksesshme është Prishtina me dy trofe të fituara të garës, ndërkaq Bashkimi njëherë ka arritur në finale, duke u bërë nënkampion i kësaj lige.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League