PEJA - E TRETA

Foto: BIBL
Peja mposht Lovcenin dhe merr vendin e tretë në BIBL
14 April, 2024 @20:06
Peja ka fituar ndeshjen ndaj Lovcenit në kuadër të duelit për medalje të bronztë, vendit të tretë në kuadër të BIBL 2023/24 dhe kështu me fitore kthehet në shtëpi.
Verdhezinjtë me lojë të mirë të treguar në çerek të parë kanë bërë dallimin, ndërsa më pas loja ka qenë e ngushtë, por jo për të rrezikuar fitoren e Pejës kah fundi.
Peja fitoi ndeshjen 93-82, ndërsa në fund pranoi trofeun për vend të tretë në BIBL. Justin Davis me 34 pikë e 10 kërcime ka qenë lojtari më i mirë i Pejës në këtë fitore, ndërsa me 15 pikë u dalluar Deandre Davis.