PRISHTINA KAMPIONE E BIBL 2023/24
Prishtina merr titullin kampion në Ligën Ballkanike
14 April, 2024 @21:49
Në një finale të ngushtë me rezultat, Prishtina ka arritur të ruajë nervat në fund dhe dalëngadalë me siguri në lojë ka çuar lojën në fund, veçanërisht minutën e fundit gjatë me faulime dhe gjuajtje të lira, për të fituar ndeshjen 72-67.
Me këtë triumf, Prishtina është bërë për herë të tretë kampione e Ligës Ballkanike, ndërsa fitorja në Limasol ndaj ekipit vendas dhe organizator të finales dhe para publikut të tyre ka lënë shije të veçantë.
Me 16 pikë të shënuara më efikasi te Prishtina ka qenë Shaheed Davis, ndërsa nga 15 shënuan Donte Clark dhe Malcolm Armstead. Diamond Stone mbylli duelin me 14 të shënuara. Nga lojtarët vendorë të Prishtinës, asnjëri nuk ka shënuar pikë, ndërsa pak minuta në lojë mori edhe Dardan Berisha, që pritet të jetë i gatshëm për vazhdim të playoffit në Superligë, si dhe Derrick Wilson që luajti mbi 24 minuta.
Prishtina me triumfin në këtë finale, merr të tretin trofe të BIBL dhe të parin pas stinorëve 2014/15 dhe 2015/16.