LIRIDON LATIFI
Debutuesi në kombëtare, pranë Lazios
26 March, 2017 @11:48
Futbollisti që debutoi në ndeshje ndaj Italisë, Liridon Latifi, ka shfaqur interesimin e ekipit të Serie A-së, Lazio.
Mediat tiranase njoftojnë se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, por edhe kreu i ekipit të Skënderbeut ku luan Latifi, kanë konfirmuar interesimin e biancocelestëve për mesfushorin këmbëshpejtë të kombëtares, që debutoi ndaj Italisë, kur u fut në ndeshje nga Gianni De Biasi në minutën e 88-të të lojës.
Njejtë, edhe Corriere dello Sport ka shkruar për Liridon Latifin, ndërsa fundi i këtij stinori mund të jetë vendimtar për këtë çështje.
Liridon Latifi kishte kaluar vite më parë nga Prishtina te Skënderbeu. Ai deri vonë ka qenë pjesë e Shqipërisë U21, ndërsa kësaj radhe ka marrë ftesë edhe nga De Biasi, ku edhe luajti për pak minuta ndaj 4 herë kampionëve botërorë.
Latifi është aktualisht 23 vjeç dhe ka shënuar 6 gola për Skënderbeun këtë stinor.