NDESHJA E RADHËS
Edhe kundër Turqisë në Shkodër
25 March, 2017 @19:07
Përfaqësuesja e Kosovës edhe në ndeshjen e radhës si vendase do të luajë në Shkodër, pasi që stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe ai i qytetit në Prishtinë janë në renovim dhe punimet vështirë që do të përfundojnë me kohë.
Mungesa e një stadiumi që i plotëson kriteret për ndeshje ndërkombëtare, do ta detyrojë Kosovën që edhe më 11 qershor në ndeshjen kundër Turqisë, të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
“Ne kemi deklaruar që ndeshja me Turqinë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Shkodër,” ka thënë Vokrri.