CLEVELAND CAVALIERS - GOLDEN STATE WARRIORS
Deklasohet Clevelandi
19 January, 2016 @10:39
Repriza e finales së fundit në NBA është luajtur në Quicken Loans Arena të Clevelandit mbrëmë, ku ndeshja përfundoi me një rezultat aspak të pritur nga ana e “kavalierëve”.
Golden State Warriors e turpëroi Clevelandin, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 132-98.
Tek mysafirët ylli i ndeshjes ishte Stephen Curry, i cili luajti me 35 pikë dhe ishte i saktë 7 herë nga 12 tentime për tre pikë, derisa Draymond Green, ishte shumë afër triple double-it, pasi që luajti me 16 pikë, 10 asistime e 7 kërcime.
Te vendasit LeBron James mbeti larg mesatares, duke shënuar vetëm 16 pikë, të cilët nuk mjaftuan për Cavsin, derisa pas ndeshjes u tregua i thjeshtë duke thënë:
“Ata e bënë, atë që e kërkuan”.
Kjo ishte fitorja e 38 e Golden State Warriorsit, derisa i kanë 4 humbje, ndërsa Clevelandi ka bilanc prej 28 fitoreve e 11 humbjeve deri më tani, që të dyja skuadrat gjenden në pozitën e parë në Konferencat e tyre.
Video
Stephen Curry