SUPERKUPA
Derbi i madh i Superkupës i takon në fund Pejës
1 September, 2021 @20:59
Skuadra e Pejës duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83-76, u kualifikua në gjysmëfinale të Superkupës.
Peja e nisi ndeshjen me një seri prej 7-0, derisa 10 minutëshin e parë e mbylli me 9 pikë epërsi (23-14).
Në çerekun e dytë Prishtina u këndell dhe e ngushtoi epërsinë deri në 1 pikë 38-87.
10 minutëshi i tretë i takoi përsëri Pejës ku e ngriti edhe një herë epërsinë në 9 pikë (62-53).
E në çerekun e fundit kishte emocione deri në sekondat e fundit. Prishtina me mbrojtje të mirë e ngushtoi epërsinë deri në 2 pikë, kurse gabimet e thjeshta në sekondat e fundit dhe shënimet e Dardan Berishës, bëri që skuadra pejane të arrijë fitoren
Arian Qallaku ishte koshashënuesi më i mirë i Pejës me 18 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Dardan Berisha me 17 pikë, Ilter Erdem me 16 pikë dhe Henrik Sirko me 14 pikë të tjera
Kurse te Prishtina Wendell Mitchell luajti me 18 pikë, Muhamedali Janjeva me 14 pikë dhe Jan Palokaj me 12 pikë të tjera.
Peja në gjysmëfinale të Superkupës do të takohet me Prizreni-16.