Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I DITËS

Derbi i mbetur në Karagaç, luhet sot

Derbi i mbetur në Karagaç, luhet sot


2 December, 2020 @7:59

Dueli i xhiros së katërt të Superligë së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Bashkimit do të duhet të luhet sot, ka bërë të ditur FBK-ja mbrëmë.

Verdhezinjtë që kanë nisur stinorin me seri 3-0 dhe më pas ndërprenë ndeshjet për shkak të rasteve me COVID-19, prej sot i kthehen parketit.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, Bashkimi që nuk është në formë të mirë dhe ka bilans 1-3 pas katër xhirove të para, do të shkojë të kërkojë fitoren në “Karagaç” për të rikthyer formën dhe motivin.

Ndeshja nis në ora 15:00 në palestrën e Pejës, ka bërë të ditur FBK. Këtë stinor në Superligë Peja e Bashkimi nuk janë ndeshur ende, ndërsa në çerekfinalen e Superkupës prizrenasit eliminuan pejanët.


 
Të gjitha lajmet nga