Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I FEMRAVE

Derbi i mbetur në ligë të femrave, sot

Pamje nga arkivi

Derbi i mbetur në ligë të femrave, sot


2 December, 2020 @8:14

Përballja derbi në Ligën e Femrave të basketbollit ndërmjet Prishtinës dhe Penzës zhvillohet sot, ka bërë të ditur FBK përmes publikimit të orarit të ndeshjes.

Prishtina dhe Penza deri tash kanë bilans 3-3 në elitën e basketbollit të femrave, ndërsa sot njëra do të bëhet 4-3 e tjetra 3-4. Lufta për të qenë me bilans pozitiv dhe për të kërcyer një vend më lartë në klasifikim pritet të jetë interesante.

TABELA AKTUALE

Ndeshja KBF Prishtina - KBF Penza luhet sot me fillim prej orës 16:30 dhe i takon xhiros së katërt të këtij edicioni.

Liga e Femrave aktualisht ka lidere Bashkimin me bilans 7-0, por që ka humbur lojtaren më të mirë të ekipit Saranda Daci, që u transferua jashtë vendit, ndërsa përcjellëse e parë e prizrenaseve është Vëllaznimi, me bilans 6-1.


 
Të gjitha lajmet nga