CSKA - OLYMPIACOS
Derbi i takoi gjigandit rus
1 November, 2018 @21:45
Gjigandi rus, CSKA Moska, në derbin e zhvilluar ndërmjet Olympiacosit, doli fitues duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 69-65.
Dallimi në ndeshje u bë në çerekun e tretë të ndeshjes, ku mbrojta e CSKA-së ishte shumë e fortë dhe pësuan vetëm nëntë pikë.
Playmakeri spanjoll, Sergio Rodriguez, ishte më i miri te skuadra ruse me 20 pikë të shënuara dhe me 5 asistime.
Te Olympiacosi vetëm gjashtë lojtar shënuan pikë, ndërsa më i dalluari prej tyre ishte ylli veteran Vassilis Spanoulis me 16 pikë e 6 asistime.
CSKA Moska ka bilanc prej 5 fitoreve dhe ende nuk pësoi, ndërsa Olympiacosi gjendet në pozitën e gjashtë me 3 fitore e 2 humbje.