Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - YLLI

Derbi i të stërpërforcuarve vendoset në sekondat e fundit

FOTO / Ylli

Derbi i të stërpërforcuarve vendoset në sekondat e fundit


17 January, 2021 @18:46

Ndeshja e fundit i xhiros së 15 në Superligë, përfundoi me fitoren e Yllit kundër Prizrenit me rezultat 95-99.

Në palestrën “Sezai Surroi” u zhvillua një ndeshje fenomenale nga fillimi e deri në fund.

Rezultati ishte i ngushtë deri në fund të ndeshjes, kurse ishte skuadra e Ylli që doli fitues në sekondat e fundit.

Erjon Kastrati shkëlqeu me 24 pikë e 8 kërcime së bashku me Mitchell Wilbekin prej 21 pikëve.

Prizreni ishte i pakapshëm nga vija e treshit, të cilët shënuan 14 herë në 18 tentime në mënyrë skuadrave, por kjo performancë nuk mjaftoi për fitore.

Jeremiah Paige ishte koshashënuesi më i mirë. Ai luajti me 29 pikë dhe ishte i saktë 7 herë nga vija e treshit. Te Prizreni u dalluan edhe Divine Myles e Arti Hajdari me nga 20 pikë secili.

Kjo ishte fitorja e dytë e Yllit ndaj Prizrenit në këtë stinor deri u mposht një herë ndaj kundërshtarit.

TABELA AKTUALE

Ylli me 9 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e katërt, kurse Prizreni me 10 fitore e 5 humbje në pozitën e tretë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga