Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VESELI - PARA SUPERDERBIT

Derbi që nuk ndërron kryesuesin

Alban Veseli, duke u gëzuar pas pikëve të shënuara/ BOROZANI/ D.S.

Derbi që nuk ndërron kryesuesin


26 March, 2016 @17:02

Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, para super-derbit Peja - Sigal Prishtina që zhvillohet nesër mbrëma në “Karagaç” ka thënë se derbi mbetet derbi, por nuk do të ndërrojë asgjë në tabelë, pasi që Peja pavarësisht rezultatit do të qëndrojë e para në klasifikim.

“Nuk është lojë e rëndësishme edhe pse është derbi, pasi që asgjë nuk ndryshon në renditjen tabelare. Tabela do të mund të ndryshojë vetëm nëse ndodh ndonjë befasi në ndeshjet e radhës që i kemi, e aty vështirë që humbim,” është cituar të ketë thënë Veseli për Kohën Ditore sot.

“Megjithatë, kjo është ndeshje e fortë mes rivalëve të vjetër dhe do të futemi në parket duke synuar fitoren. Kemi mungesa por ne nuk do të dorëzohemi asnjëherë,”
ka shtuar ai.
TABELA AKTUALE

Peja ka vetëm një humbje në Superligë këtë stinor krahas tre humbjeve që i ka Sigal Prishtina. Peja edhe nëse mposhtet nuk do të humb vendin e parë.


 
Të gjitha lajmet nga