PARA NDESHJES

Detyra jonë, të luajmë për fitore
29 March, 2016 @21:43
Sipas trajnerit të Beroes, Lubomir Minchev, gabimet e shumta në ndeshjen e parë ishte arsyeja kryesore e humbjes, të cilët në qoftëse nuk përsëriten në ndeshjen e dytë, mund të arrihet deri tek fitorja.
Minchev në deklaratën e tij para ndeshjes tha se ekipi i tij nuk është dorëzuar, pavarësisht disavantazhit prej -14 pikëve dhe në Prishtinë vijnë për fitore, transmeton faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
”Është detyra jonë të luajmë për fitore. Ne nuk jemi të dorëzuar dhe do të shkojmë të fitojmë. Në takimin e parë kemi bërë disa gabime, që do të mundohemi mos t’i përsërisim në ndeshjen e dytë,” tha Minchev.
Ndeshja e nesërme ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Beroes do të fillojë nga ora 19:30.