ISTOGU STATS
Diamant Shabani lider, Istogu ekipi i dytë më i mirë me kërcime në ligë
8 July, 2020 @14:06
Ndër skuadrat që arritën të marrin topa më së shumti nën kosh në Ligë të Parë përgjatë stinorit 2019/20 ka qenë ekipi i Istogut.
Troftat kanë kërcyer shumë mirë këtë stinor, që i ka bërë ata të jenë ekipi i dytë më i mirë në ligë sa i përket kërcimeve në total përgjatë stinorit.
Diamant Shabani dhe Nderim Januzaj ishin të vetmit me kërcime treshifrore. Shabani luajti me 131 kërcime në 11 ndeshje me mesatare prej 12 kërcimeve për ndeshje, kurse Januzaj me 120 kërcime në 11 ndeshje me mesatare prej 11 kërcimeve për ndeshje.
I treti më i mirë te kërcime ishte Mirlind Zekaj me 56 kërcime.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë e kërcimeve te skuadra e Istogut për stinorin 2019/20.
TË GJITHA KËRCIMET TE ISTOGU 2019/20 NË LIGËN E PARË
1.Diamant Shabani | 131 kërcime | 11 ndeshje | |
2.Nderim Januzaj | 120 kërcime | 11 ndeshje | |
3.Mirlind Zekaj | 56 kërcime | 10 ndeshje | |
4.Labinot Kelmendi | 51 kërcime | 11 ndeshje | |
5.Andi Kabashi | 48 kërcime | 9 ndeshje | |
6.Dardan Manxharraj | 33 kërcime | 10 ndeshje | |
7.Shendrit Llapi | 33 kërcime | 11 ndeshje | |
8.Fatmir Ademaj | 25 kërcime | 9 ndeshje | |
9.Shaban Gashi | 24 kërcime | 10 ndeshje | |
10.Edonis Alushaj | 10 kërcime | 7 ndeshje | |
11.Albin Hazeraj | 9 kërcime | 6 ndeshje | |
12.Blend Berisha | 7 kërcime | 5 ndeshje | |
13.Orges Shatri | 2 kërcime | 1 ndeshje | |
14.Sadik Alushaj | 2 kërcime | 7 ndeshje |