MILAN - VENEZIA

Diaz e Theo kthejnë Milanin te fitoret
22 September, 2021 @22:45
Pas tri fitoreve radhazi në start të kampionatit dhe barazimit në derbi ndaj Juventusit, Milan i është kthyer fitores sonte në përballje ndaj Venezias.
Pas pjesës së parë pa gola, ka qenë Brahim Diaz që i ka dhënë epërsinë rossonerëve, para se zëvendësuesi Theo Hernandez ta vulosë fatin e takimit me 2-0 finale [Diaz 68, Theo 82].
Me fitore, Milan kap kuotën e 13 pikëve, sa ka edhe Interi aktualisht, pas pesë xhirove të zhvilluara.