EURO2020

Dita 31, dita e finales
11 July, 2021 @11:52
Sot është dita e 31 dhe e fundit e kampionatit evropian EURO2020.
Përfaqësuesja më e suksesshme e këtij kampioni do të vendoset pas ndeshjes mes Italisë dhe Anglisë, që në finalen e Wembleyt përballen me fillim nga ora 21:00.
SKEMA DREJT FINALES - EURO2020
Për anglezët, kjo është finalja e parë në gara madhore që nga viti 1966, kurse Italia herën e fundit në finalen e një gare madhore ishte në EURO2012, ku u turpërua 4-0 nga Spanja. Ndërkohë, herën e vetme që Italia e ka fituar kampionatin evropian ka qenë në vitin e largët 1968, kurse Anglia nuk e ka fituar kurrë këtë trofe.
Sa i përket ndeshjes së sotme, favorite për të fituar nga bastoret llogaritet Anglia, fitorja e së cilës mban kuotën 2.55. Fitorja e Italisë ka kuotën 3, kurse barazimi mban kuotën 3.10.
Gjatë këtij kampionati, më bukur po luajnë italianët sesa anglezët, e sonte me siguri nuk do të jetë një ndeshje me shumë gola, por duhet të jetë një ndeshje e luftuar maksimalisht nga të dyja skuadrat.