Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ETHET

Dita e Superkupës

BOROZANI/Erdis Driza

Dita e Superkupës


26 September, 2015 @7:28

Superkupa e Kosovës 2015, do të njihet me pronarin e ri sonte. Në Karagaçin e nxehtë të Pejës, që morri përsipër organizimin e ndeshjes finale, pas së paku 40 minutash basketbolli, pritet të kuptohet fituesi i trofeut parasezonal. 

Dy trajnerët në deklaratat e tyre para ndeshjes janë shprehur të matur dhe nuk e kanë bërë të madhe - fitoren! 

Kjo është vërejtur te deklaratat e Branimir Pavicit të Pejës, por edhe te ajo e Marjan Ilievskit të Sigal Prishtinës. Asnjëri s’ka marrë përsipër të thotë diçka më shumë për përballjen në fjalë. 

Lexo deklaratën e Pavicit para ndeshjes

Natyrisht, edhe kjo është e logjikshme, pasi që si zakonisht, lojtarët e huaj në ekipet tona ndërrojnë për 100% prej stinori në stinor. 

Lexo deklaratën e Ilievskit para ndeshjes

Faza përgatitore e Pejës kaloi si në hije, duke mos u bërë publike shumë, derisa Sigal Prishtina luajti me ekipa të dëshmuara të Bullgarisë, ku doli me bilanc pozitiv. 

Lojtarët e të dyja skuadrave do të jenë tepër të motivuar për këtë ndeshje, pasi që loja e mirë sonte - i hap rrugë për besim trajnerit për pjesën më të madhe të stinorit vjeshtor, që nis shpejtë. 

E gjithçka në Karagaç, duke shpresuar të shkojë për mrekulli organizimi dhe animi, do të nis prej orës 20:10.



FAKT:

Dy Superkupat e fundit të Kosovës i ka fituar Sigal Prishtina, së fundi duke e mposhtur Bashkimin në Prizren, ndërsa dy stinorë më parë, duke e mposhtur Pejën në Prishtinë.

 
Të gjitha lajmet nga