SIGAL PRISHTINA
Dokuzovski te Rabotnicki, Prishtina pa trajner
13 August, 2014 @12:13
Marin Dokuzovski, trajneri që ia solli Kupën dhe titullin e kampionit Sigal Prishtinës, ka kaluar te ekipi maqedon, Rabotnicki.
Kështu ka bërë të ditur faqja e popullarizuar e basketbollit, Eurobasket, duke njoftuar se Dokuzovski 54 vjeç ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin nga Shkupi.
Dokuzovski ka qenë edhe në disa raste trajner i Rabotnickit edhe më parë në periudhat 2007/11 si dhe 2003/04.
Me këtë, Sigal Prishtina që ka fituar të gjitha trofetë e basketbollit kosovar stinorin që shkoi, do të duhet të kërkojë një trajner tjetër për stinorin që nis muajin e radhës.