KENAN SPAHI
Drejt rikthimit
12 August, 2014 @21:10
Gjendja shëndetësore e basketbollistit kosovar, Kenan Spahi, dita ditës po përmirësohet edhe më shumë.
Në një komunikatë të lëshuar nga klubi turk, Fenerbahçe Ulker, thuhet se reprezentuesi i përfaqësueses së Turqisë ka përfunduar fazën e shërimit nga lëndimi i pësuar dhe tani ka filluar të stërvitet pa top.
Prishtinasi 19 vjeçar nga 20 gushti pritet t’i fillojë stërvitjet individuale dhe më 1 shtator do t’i bashkohet stërvitjeve me skuadrën.
Spahi ka mbetur jashtë fushave të basketbollit që nga 5 shkurti, kur kishte pësuar një lëndim serioz gjatë ndeshjes kundër Trabzonsporit.
Ky lëndim e kishte detyruar basketbollin kosovar të mbetet jashtë ekipit kampion të përfaqësueses U-18 të Turqisë.