SARANDA STREETBALL 2014
Foxmarble fiton turneun e Sarandës
12 August, 2014 @15:51
Se Streetballi kosovar është më cilësor se ai në Shqipëri, kanë treguar edhe njëherë ekipet kosovare që morrën pjesë në Saranda Streetball 2014.
Dy ekipe nga Prishtina në finale, derisa FoxMarble ua morri titullin e vitit të kaluar Newbornit, duke i mposhtur në finale me rezultat 21-10.
Këtërshja Fisnik Juniku, Besar Ahmeti, Kreshnik Juniku dhe Begatim Gashi kanë qenë më të mirët e turneut që u dallua për organizim të mirë, derisa lojtarët ditën e shfrytëzonin në plazhet e Detit Jon, e pasdite shënonin pikë.
Për më tepër, Fisnik Juniku është shpëblyer edhe si lojtar më i mirë i turneut duke e marrë titullin MVP, derisa shpërblimi për ekip ka qenë 400€, ka thënë vetë MVP i turneut për Borozani.com.
Ekipe nga mbarë shqiptaria kanë qenë të pranishme në turne, që e ka bërë Sarandën qendër të Streetballit për disa ditë. Ekipe nga Tetova, Tirana, Bujanovci, Shkodra, Prishtina, Prizreni, etj. kanë qenë pjesëmarrëse në këtë turne - që ka zgjuar interesim të madh te adhuruesit e këtij sporti.