SUPERLIGA
Përforcimet, në shtator
13 August, 2014 @10:14
Drejtuesit e basketbollit kosovar ditë më parë kanë njoftuar se afati kalimtar për basketbollitë/e do të nis që nga dita e parë e muajit të ardhshëm deri me të 15-tin.
Gjithashtu, në një vendim tjetër të Bordit të FBK-së është kumtuar se ekipet që do të regjistrohen për edicionin e ri garues, duhet të paraqiten më së largu deri më 27 gusht 2014, ndërsa do të bëhen ndërrime edhe të licencave të reja të lojtarëve ku do të përdoret llogo e re në ID-të e basketbollistëve të regjistruar në Federatë.
Dyjavëshi nga 1 shtatori deri më 15 shtator pritet të jetë tejet i ngjeshur për skuadrat e Superligës në basketboll, pasi që të gjitha deri më tani kanë qenë të qeta sa i përket përforcimeve, por edhe vazhdimit të kontratave me lojtarët ekzistues.